Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, u ka kërkuar falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale, gjatë një seance në Senatin amerikan.
“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, u shpreh Zuckerberg, i cili drejton Instagramin dhe Facebook-un.
Ai dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e të dyja palëve. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.
Zuckerberg dhe CEO i TikTok, Shou Zi Cheë, ranë dakord vullnetarisht të dëshmonin, por drejtuesit e Snap, X (ish-Twitter) dhe platforma e mesazheve Discord fillimisht refuzuan dhe iu dërguan fletëthirrje të lëshuara nga qeveria.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026