“Për herë të parë në Konferencën e Shkrimtarëve të Rinj në Korçë, një sallë me 500 veta ka brohoritur emrin e një të arratisuri siç ishte Ismail Kadare”, ishte ky kujtimi që ndau mbrëmjen e sotme analisti, Preç Zogaj në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Gjatë fjalës së tij, Zogaj ka treguar më shumë në detaje rreth kësaj ngjarje të bujshme për Shqipërinë e vitit 1990.
Esmeralda Kolaneci: Gjithmonë qëndron tek qëndrimi politik i Ramiz Alisë dhe reagimi i intelektualëve para se të ndodhte protesta e studentëve në datën 8 Dhjetor. Ka pasur dhe një reagim intelektualësh në muajin Nëntor në Korçë që ishte Konferenca e Talenteve të Reja Letrare.
Preç Zogaj: Për herë të parë në Konferencën e Shkrimtarëve të Rinj në Korçë, një sallë me 500 veta ka brohoritur emrin e një të arratisuri siç ishte Ismail Kadare. Nuk kishte ndodhur që të brohoritej emri i një të arratisuri në praninë e Sekretarit të Komitetit Qëndror. Ismal Kadare u brohorit sepse ne e përmendëm sepse e gjithë konferenca po bëhej në shenjën e indiferencës për ikjen e Ismail Kadaresë. Ne thamë që po të kalojë kjo konferencë pa u përmendur emri i atij që ka ikur, do të jetë një trup për të gjithë artistët e rinj. I ndamë detyrat. Mua më ra shorti ta përmend Kadarenë, çfarë kam thënë mbrapa nuk e mbaj mend sepse salla u ngrit dhe përmedi emrin e një të arratisuri.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026