1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Zhvillohet në Tiranë Ekspozita e Fotografive Historike Kino-Shqiptare

Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë u zhvillua Ekspozita e Fotografive Historike Kino-Shqiptare, në bashkëpunim me Ambasadën e Kinës në Shqipëri, Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës, në kuadër të Javës së Kulturës Kineze.

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, deklaroi se në vitet ’60-’70 të shekullit të kaluar Kina dhe Shqipëria shkruan së bashku një poemë të mrekullueshme miqësie. Sipas ambasadorit Zhou ajo ishte një periudhë kur dy popujt u lidhën ngushtë dhe u miqësuan me njëri-tjetrin.

Ambasadori theksoi se fotot e kësaj ekspozite fokusohen në momentet e çmuara të miqësisë kino-shqiptare dhe paraqesin pamje emocionuese të shkëmbimeve miqësore dhe tregojnë historinë prekëse mes dy popujve që tejkalojnë politikën dhe ideologjinë.

Zhvillohet në Tiranë Ekspozita e Fotografive Historike Kino-Shqiptare
Zhvillohet në Tiranë Ekspozita e Fotografive Historike Kino-Shqiptare
Zhvillohet në Tiranë Ekspozita e Fotografive Historike Kino-Shqiptare

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, e cilësoi një kënaqësi të veçantë çeljen e kësaj ekspozite me fotografi në kuadër të Javës së Kulturës Kineze në Tiranë. Sipas tij, shumë persona e gjejnë veten në fotot e paraqitura, gjatë vizitave të shumta të realizuara ndër vite gjatë miqësisë së ngushtë shqiptaro-kineze, që ka vazhduar me respektin e ndërsjellë mes dy popujve.

“Sot Kina dhe Shqipëria janë partnere të besueshme në të gjitha instrumentet e duhura ku dëgjohet zëri i të dy shteteve. Kemi pasur shpesh bashkëpunime të frytshme me Ambasadën e Kinës, për të përcjellë thesaret kulturore të përbashkëta përgjatë gjithë këtyre viteve”,- deklaroi drejtori i Muzeut Kombëtar.

Spartak Nano, kreu i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, deklaroi në fjalën e tij se ambasadori i Kinës në Shqipëri ka një meritë të veçantë për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe me qarqet e binjakëzuara. Sipas tij, Java e aktiviteteve të Kulturës Kineze që po zhvillohet në Tiranë do t’i shërbejë akoma më shumë njohjes për artin dhe kulturën dhe lidhjet e mëtejshme të marrëdhënieve tona.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Keti Luarasi, ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, diplomatë, ish-ambasadorë të Shqipërisë në Kinë, drejtoresha e institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës, studiues dhe qytetarë të Tiranës.

Java e Kulturës Kineze do të vijojë me të tjera veprimtari.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x