Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për vijimin e mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe të 15 deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
Në mbledhje u vendos që brenda një periudhe dyjavore , relatorët e çêshtjes të përgatisin raportin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për tia kaluar për shqyrtim seancës plenare.
/pena.al
- ‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët huamarrjeje dhe të sfidojë dollarin - 10/02/2026
- Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike! - 10/02/2026
- Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet! - 10/02/2026