Këtë të premte kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët në Gjirin e Lalëzit për të diskutuar për zgjedhjet lokale.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në këtë mbledhje pritet që të bëhet nje bilanc i punës së kryebashkiakëve dhe për planet që kanë ndërmend për qytetet që drejtojnë.
Deri më tani, Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve.
Beteja më e madhe elektorale do të zhvillohet në Tiranë, e për këtë kryesocialisti nuk shikon zëvendësues tjetër, veç Erion Veliajt për një mandat të tretë.