Partia Demokratike ka mbështetur figurën e Florian Binajt si kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, por për avokatin Spartak Ngjela kjo është “një zgjedhje e dobët politike”.
I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, nën moderimin e Arbër Hitaj, Ngjela argumentoi se për të, një kandidat i denjë për të përfaqësuar opozitën duhet të ketë njohje shoqërore dhe popullore, të jetë elokuent dhe të perceptohet nga shoqëria si një person i drejtë.
“Duhej kandidati i nivelit të lartë, problemi është se duhej të ishte i njohur në opinionin publik, me njohje të madhe. Ndryshe nuk ka mundësi, por mund të kenë kërkuar por nuk kanë gjetur. Them që duhej një individ që të kishte njohje shoqërore dhe popullore, të ishte elokuent dhe shoqërisë ti jepej e kuptuar që ky është një njeri i drejtë. Këto janë elementë që krijojnë figurën popullore një shoqëri”, u shpreh ai.
- Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim! - 28/10/2026
- Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish - 28/10/2026
- Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe” - 28/10/2026