Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë për 7 subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit.
Konkretisht, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi listat me nga 186 kandidatë për PS e Edi Ramës, PSD e Toms Doshi, Mundësia e Agron Shehajt, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet mes Lapajt dhe Shabanit, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” mes Alibeajt dhe Shehit si edhe subjektit Aleanca Demokracia e Re
Subjektet Zgjedhore për të cilat u miratuan listat me kandidatë:
1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
2. “Partia Socialdemokrate”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
3. Partia “Koalicioni Euroatlantik”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
4. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
5. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
6. Partia “MUNDËSIA”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
7. Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026