Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur.
Të gjithë shpresojnë ta shohin veten në lista të sigurta, ndërsa kryetarët e partive Rama dhe Berisha kanë dhënë mesazhe të forta për personat që do të kandidojnë për deputetë.
Gazetarja e politikës Esiona Konomi e ftuar këtë mbrëmje në ‘Top Story’ në Top Channel zbuloi katër emrat e kryebashkiakëve të PS, që pritet të lënë mandatin e kryetarit të bashkisë për të garuar në zgjedhje për deputetë.
Sipas saj, ata janë Tërmet Peçi, Majlinda Bufi, Ervin Demo dhe Agron Malaj.
“Katër kryetar bashkie do të lënë mandatin për të garuar për deputetë, ata janë kryetari i bashkisë Berati, Matit, Tepelenës dhe Rroskaveci”, tha Konomi.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026