18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Zgjedhje të parakohshme? Minxhozi: Rama kërkon të ruajë kuota të larta të fitores, fut opozitën në krizë më të thellë

Analisti Skënder Minxhozi theksoi se SPAK-u ka trazuar të gjithë politike. Duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme, analisti theksoi se Rama kërkon që të ruajë kuotat e larta të fitores dhe të shmangë trendin rënës. Ai thotë se me këtë, opozita futet në një krizë edhe më të thellë në vetvete.

“Tema e shqetësimit dhe trazimit të brendshëm të Ramës nuk daton nga mbledhja e djeshme e grupit. Në 14 Maj, PS ka arritur një fitore elektorale që nuk e ka arritur që kur ekziston nga qershori i ’91-it. Ka humbur 7 bashki nga 61, i bie 90 për qind. Ka fituar të gjithë këshillat bashkiakë. Fitorja më e madhe elektorale ndonjëherë që mbahet mend. Dhe çfarë thoni ju se do të pasonte pas asaj fitoreje? Me shumë gjasë një festë e madhe. Në fakt pushkatoi politikisht të gjithë sekretariatin e partisë, shkarkoi tetë sekretarë dhe futi partinë në një impas funksionimi në mes të verës, e cila nuk përkonte askund me rezultatin elektoral që ishte arritur pak më parë.

Çfarë tregon kjo ky paradoks i madh brenda kësaj partie, fitimtare por e mërzitur dhe fytyrëngrysur? Këtu është faktori i përgjithshëm trazues, republika e SPAK-ut, e cila nuk ka trazuar vetëm humbësit por edhe fitimtarët sepse është një komponente në fushën e lojës së shahut, që është e paparashikueshme dhe nuk e di se nga mund të shkojë. Besoj që ndjesia e paparashikueshmërisë që po merr SPAK gradualisht në mes të fushës së lojës shqetëson të gjithë kuadrin e lojës dhe për këtë arsye them që Rama mbetet më se i interesuar që ta ndërpresë teorikisht që do të ishte rënës nëse do të kishte hetime të tjera të SPAK-ut dhe të ruajë kuotat e larta duke rifituar një mandat dhe duke e futur në krizë edhe më të thellë opozitën, duke e dërrmuar fare dhe ne do të kishim jo më një fillim mandati në 2021 por teorikisht në 2024 e cila do të shkonte teorikisht në 2028-ën. Kjo do të përkonte me zgjedhjen e presidentit të ri dhe me shumë gjëra.”, tha Minxhozi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x