9.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Zbardhet takimi mes Ramës dhe Lapid: Shqipëria dhe Izraeli do të bashkëpunojnë për t’u mbrojtur nga Irani

Kryeministrat e Izraelit dhe Shqipërisë ranë dakord të dielën të punojnë së bashku për të luftuar kërcënimet kibernetike iraniane, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit.

Kështu raporton media e Izraelit, sipas së cilës, Kryeministri Lapid u zotua t’i ofrojë ndihmë vendit ballkanik kundër kërcënimeve kibernetike iraniane, pak pasi Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, si reagim ndaj një sërë sulmesh kibernetike që i atribuohen Republikës Islamike. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua privatisht në Jeruzalem me homologun e tij izraelit, Yair Lapid, pasuar nga një takim me ekipe nga të dyja palët.

“Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Ne e pamë këtë në sulmet kibernetike iraniane kundër Shqipërisë së fundmi. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit; Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrë historike.” Lapid tha në fillim të takimit të tyre.

Kryeministri i Izraelit e quajti Shqipërinë “një mik të vërtetë të Izraelit për dekada”, ndërsa përmendi “vendin e veçantë” që vendi ka në historinë hebraike për shkak të përpjekjeve të popullit shqiptar për të shpëtuar jetë hebreje gjatë Holokaustit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x