Në Gjykatën e Posaçme prej disa orësh po zhvillohet seanca gjyqësore për të caktuar masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se gjatë seancës avokati i Veliajt ka kërkuar lirim të kryebashkiakut nga qelia, në këmbim të garancisë pasurore.
Ndërsa për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxën, ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim për paraqitje”.
Po ashtu gjatë seancës:
Elman Abule nën arrest në burg kërkoi heqje të masës së sigurisë kundrejt garanvcisë pasurore, shkruan A2 CNN.
Fatmir Bektashi ka kërkuar që t’i caktohet masa ‘detyrim për paraqitje’, në të njëjtën datë në të cilën ai paraqitet për dosjen “Partizani”.
Gentian Sula ka kërkuar që të paraqitet në SPAK njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore, shkruan A2 CNN.
Meriman Palushi ka kërkuar heqje të masës së sigurisë duke e konsideruar si jo proporcionale, ose që të paraqitet 2 herë në muaj.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026