18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Zbardhet agjenda e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi në Podgoricë

Të hënën në 27 shkurt në Podgoricë do të mbahet mbledhja e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Pritet që gjatë mbledhjes të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore të cilat do të sjellin përparësi në bashkëpunimin dypalësh.

Menjëherë pas përfundimit të nënshkrimit të dokumenteve, do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve ndërsa në takimin e dy kryeministrave në Ohër vitin e kaluar, u diskutua për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, që edhe më datë 27 do të jetë prioritet për të arritur një dakordësi edhe në rrafshin financiar.

Të dyja palët do të paraqesin projekte konkrete për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x