Ambasadorja Yuri Kim shkroi në Twitter se ishte takuar me Arben Krajën dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtësinë shqiptare.
Sipas Kim, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që vërtetojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund që Shqipëria të mund të eci përpara dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Europian,” – shkroi Kim.