20.6 C
Tirana
15 / 06 / 2026

Ylli Manjani: Pas Bllakos lironi dhe Lefter Kokën, s’mund të burgosen njerëzit me denoncime partiake!

Lajmi për lirimin nga burgu të ish-deputetit të PS Alqi Bllako ka shkaktuar polemika. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook shkruan  se Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë futur në burg për lojë politike të LSI-së, rrjedhimisht të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Duke komentuar lirimin e Alqi Bllakos sot, Manjani thotë se nuk mund të burgosen njerëz me urdhra partie. Sipas tij, gjykata duhet të lirojë edhe Lefter Kokën.

Nuk mund të paraburgosen njerëz me denoncime partish! Nga sa kemi lexuar e dëgjuar për çështjen, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë mirë që ka liruar Alqi Bllakon. Për të qenë të drejtë dhe për barazi para ligjit,kjo gjykatë duhet të lirojë nga paraburgimi edhe Lefter Kokën. E theksoj nga paraburgimi dhe jo detyrimisht nga akuzat, aq më tepër që këto (akuzat pra) duken ende të pakopsitura me prova dhe me një llogjikë të fortë. SPAK nuk duket se ka hetuar më shumë se çka denoncuar LSI. Skema e shkarkimit të parave të buxhetit në persona anonimë, pensionistë e azilantë duket si mashtrim me taksat që kanë bërë kompanitë përfituese dhe jo si korrupsion i Lefterit.

Njerëzit nuk mund të arrestohen e mbahen në arrest me kallëzime partish, por me prova bindëse dhe akuza të llogjikshme. Ndaj masa e sigurisë me arrest në burg është dukshëm jo proporcionale, ligjërisht e pajustifikueshme dhe krejt e panevojshme. Gjithmonë për barazi para ligjit e kam fjalën. Sepse me zbulimin e skemës mafioze të inceneratorëve as është marrë njeri e as kanë ndërmend të merren… Arrestimet e Lefterit, Alqit dhe disa zyrtarëve ishin dhe mbeten show për të mbuluar të vërtetën mafioze”.- shkruan Manjani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x