12.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Të premten paradite Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva.

Xi Jinping tha: “Në vitin 2024, unë dhe Presidenti Lula njoftuam së bashku ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe Kinë-Brazil në një komunitet me të ardhme të përbashkët, duke punuar për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm. Gjatë vitit të kaluar, ndërtimi i këtij komuniteti me të ardhme të përbashkët mori vrull. Harmonizimi i strategjive tona të zhvillimit u thellua dhe u bërë më praktik, duke dhënë një shembull bashkëpunimi midis vendeve të Jugut Global.”

Xi Jinping u shpreh se situata aktuale ndërkombëtare është e trazuar dhe e paqëndrueshme. Si anëtarë të rëndësishëm të Jugut Global, Kina dhe Brazili janë forca konstruktive në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, si edhe në reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale. Ato duhet të qëndrojnë fort në anën e duhur të historisë, të mbrojnë më mirë interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe Jugut Global, dhe së bashku të mbështesin pozicionin thelbësor të Kombeve të Bashkuara dhe drejtësinë ndërkombëtare. Kina është e gatshme të jetë gjithmonë një mike dhe partnere e mirë e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, si dhe të promovojë ndërtimin e një komuniteti Kinë-Amerikë Latine me të ardhme të përbashkët.

Luiz Inacio Lula da Silva deklaroi se Brazili është i gatshëm të punojë me Kinën, për të promovuar një zhvillim më të madh të marrëdhënieve dypalëshe dhe atyre Amerikë-Kinë. Brazili dhe Kina janë forca të rëndësishme në mbështetjen e multilateralizmit dhe respektimin e tregtisë së lirë. Duke pasur parasysh situatën aktuale shqetësuese ndërkombëtare, Brazili është i gatshëm të punojë ngushtë me Kinën për të mbrojtur autoritetin e Kombeve të Bashkuara, për të forcuar bashkëpunimin në BRICS, si dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x