Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili është shprehur kundër luftës ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli, ka mirëpritur arritjen e një armëpushimi në Lindjen e Mesme, por ka theksuar përgjegjësitë e atyre që e nisën konfliktin.
“Armëpushimet janë gjithmonë një lajm i mirë. Sidomos kur çojnë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Por lehtësimi i përkohshëm nuk duhet të na bëjë të harrojmë kaosin, shkatërrimin dhe jetët e humbura. Qeveria spanjolle nuk do t’i duartrokasë ata që i vënë flakën botës vetëm sepse shfaqen me një kovë me ujë”, shkroi udhëheqësi socialist në X, duke deklaruar se “ajo që nevojitet tani” është “diplomacia, e drejta ndërkombëtare dhe paqja”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj - 07/07/2026
- Trump surprizon në Samitin e NATO-s: Erdogan është miku im, do t’i heqim sanksionet ndaj Turqisë, sinjale pozitive për F-35 - 07/07/2026
- Argjentina nuk vdes kurrë, përmbysje historike ndaj Egjiptit për të kapur çerekfinalen (Video) - 07/07/2026