Nga Eduard Zaloshnja
Plot pesë dekada më parë, pashë në Pogradec filmin dokumentar “Woodstock”, transmetuar nga televizioni i Shkupit (që e shihnim atëherë ilegalisht). Ishte një përmbledhje e katër netëve të festivalit më të famshëm botëror të muzikës rrok, i cili ishte zhvilluar më 15-18 gusht 1969 në Woodstock (SHBA).
Pesë ditë më parë (fiks 57 vjet pas festivalit të famshëm Woodstock), fati e deshi që të shihja fare nga afër në Pogradec evenimentin Rock Fest Poradec 2026. Ishte organizuar nga Bashkia dhe nga Sherlock Irish Pub i Pogradecit.
Rastësia e solli që një shtrëngatë e furishme shiu, për pak sa nuk e ndërpreu evenimentin në Pogradec – tamam si 57 vjet më parë atë në Woodstock. Por evenimenti vazhdoi, siç kishte vazhduar ai i 57 vjetëve më parë…
Katër netët e festivalit Woodstock i ndoqën rreth 400 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëpshtme). Atje, ndër të tjerë, kënduan:
- Jimi Hendrix
- Janis Joplin
- The Who
- Santana
- Joe Cocker
- Jefferson Airplane
- Crosby, Stills, Nash & Young
- Creedence Clearwater Revival
- Joan Baez
- Grateful Dead
- Sly and the Family Stone
Dy netët e festivalit Rock Fest Poradec 2026 i ndoqën rreth 4 mijë spektatorë gjithsej (shihni foton e mëposhtme). Atje ndër të tjerë, kënduan:
- Aleksandër Gjoka
- Altin Goci
- Eugent Bushpepa
- Renis Gjoka
- Lynx
- Urban Band
SHËNIM: E di që është i madh hendeku cilësor mes Woodstock Festival 1969 dhe Rock Fest Poradec 2026, por rastësia e përputhjes së datave më bëri t’i shkruaj këto 250 fjalë…


- “Arti, një përpjekje për të mos u çmendur”/ Rama prezanton ekspozitën me skulptura bronzi në Berlin, gazeta prestigjioze ‘El Pais’ artikull kushtuar kryeministrit - 20/08/2026
- Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes… - 20/08/2026
- Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg - 20/08/2026