19.5 C
Tirana
28 / 10 / 2025

Vula e PD në duart e Berishës apo Alibeajt? Sot vendimi i gjykatës dhe protesta e opozitës!

Sot do të jepet vendimi për vulën e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.

 Po në këtë ditë, ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Teksa protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00, rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x