Valter Bami, i arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga Policia e Tiranës, ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentian Bejtas.
Gjatë marrjes në pyetje Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si herën e parë kur u mor në pyetje nga hetuesit pak orë pas krimit të rëndë.
Ishte një përgjigje e laboratorit shkencor që konfirmoi se në duart e Bamit kishte shenja baruti që çoi policinë në arrestimin e tij. Burime pranë bluve thanë se evidentimi i shenjave të barutit tregon se Valteri, vëllai i Durim Bamit ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e krimit.
Deri tani policia e mban nën arrest Bamin me akuzën e armëmbajtjes pa leje ndërsa edhe përgjatë mëngjesit të kësaj të premteje forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe Renea kanë vijuar kontrollet në zonën e Niklës, Tapizës dhe Krujës.
Atentati ndodhi disa ditë më parë kur kunati i Bejtjas, Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë 29-vjeçarin të vdekur në vend dhe plagosur dy fëmijët e mitur.
Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashnikovë në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë.(A2)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026