14.5 C
Tirana
18 / 10 / 2025

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Avokatja e familjes: 6 policët kishin dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur sot detajet e reja për vrasjen në Elbasan. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.

“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë.”– tha avokatja e familjes Xhuvani.

Prokuroria ka zbuluar prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit 2 vite dhe ka kërkuar të caktohet masa arrest shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x