12.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Voton Roland Bejko: I vetmi demokrat i djathtë jam unë, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko ka votuar pak më parë.

Pas procesit Bejko u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masvisht në votime, ndërsa shtoi se sot është dita për tu ndarë nga e shkuara.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët nëse janë kapur nga taksat.

Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronët, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesnin nga taksat”, tha Bejko.

Më tej, deklaroi se ai është i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike, pasi të tjerët kanë ndjekur pas të shkuarën.

“I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën”, shtoi Bejko.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x