Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se tronditjet gjeopolitike duhet të shihen si një mundësi për Evropën dhe jo thjesht si sfida. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ajo e përshkroi ndryshimin që po ndodh në botë si një “ndryshim sizmik” dhe një rast për të ndërtuar një “formë të re të pavarësisë evropiane”.
“Ky nuk është një reagim ndaj ngjarjeve të fundit, por një imperativ strukturor që ka ekzistuar për shumë kohë. Nëse ky ndryshim është i përhershëm, edhe Evropa duhet të ndryshojë përgjithmonë. Është koha për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur”, tha Von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian zgjedh “tregtinë e drejtë mbi tarifat, partneritetin mbi izolimin dhe qëndrueshmërinë mbi shfrytëzimin”.
Von der Leyen tha se Evropa është “plotësisht e angazhuar” për sigurinë e Arktikut, ndwrsa kritikoi tarifat shtesë të propozuara nga presidenti Trump, duke thwnw se “janw tw gabuara”.
“Përgjigjja e Evropës do të jetë e palëkundur, e bashkuar dhe proporcionale. Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Groenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës. Sovraniteti i tyre është i panegociueshëm,” tha von der Leyen.
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026