24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Korça/Volejboll femra: Largohen dy volejbollistet amerikane Philo dhe Angeli. Zhvendosen në kampionatin helen

Largohen nga ekipi i volejbollit të femrave Skënderbeu, dy amerikanet. Bëhet fjalë për Aniah Marie Philo dhe Hannah Mae Angeli, volejbolliste të larguara atëherë kur edhe trajneri Rolando Koja i kishte menduar lojtare të Skënderbeut për sezonin e ri.

Dy amerikanet kishin më shumë se dy muaj që stërviteshin me ekipin korçar, madje kishin firmosur një kontratë paraprake për ekipin kampion. Të dy amerikanet janë larguar pas gati dy muajsh nga Skënderbeu duke shfrytëzuar mungesën e noterizimit të kësaj kontrate, për tu zhvendosur në kampionatin helen.

Burime të siguruara pranë shumësporteve korçare, thanë se mungesa e noterizimit të kontratave me dy amerikanet, ka ardhur për shkak të kërkesës së trajnerit, për ti parë më tej të dy volejbollistet, pasi si njëra dhe tjetra kur erdhën tek Skënderbeu, nuk kishin gjendjen e duhur fizike kryesisht.

Mirëpo lojtaret pasi janë stërvitur me Skënderbeun për kaq kohë, kanë kërkuar rritje të paparashikuar të kontratës, ndryshe kanë kërcënuar me largimin e tyre. Në kushtet kur lojtaret ngulnin këmbë në plotësimin e kërkësave të tyre ekonomike, kërkesa këto të papërballueshme nga ana e klubit, kampionati grek ka qënë alternativa e vetme për amerikanet.

Të njëjtat burime thanë se nesër me skuadrën korçare bashkohet një tjetër amerikane, lojtare kjo e linjës së organizimit, ndërkohë që në merkaton e dimrit, priten të vijnë edhe volejbolliste të tjera.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x