5.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Vodhi 290 mijë euro në banesën e biznesmenit grek, ekstradohet nga Anglia shqiptari

Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Londra në Athinë, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër ndërkombëtar arresti. Në muajin mars ai dyshohet se ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni dhe njeriu të njohur në televizionet greke, në Athinë. 

Pas vjedhjes, shqiptari dyshohet se u largua jashtë shtetit, për t’u arrestuar më pas në Londër. Vetë shqiptari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e ngritur.

Pas ekstradimit, ai ka dalë para Gjykatës, ku është vendosur të lihet i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x