11.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Vjen dorëheqja e parë nga “Rithemelimi”/ “Berisha, përgjegjës për humbjen”

Luigj Gjoka, kryetari i grupit të “Rithemelimit” të PD-së në Shënkoll njoftoi sot dorëheqjen, pasi njësia e tij pas 30 vitesh ka humbur për herë të parë.

Ai i kërkoi dorëheqjen edhe Sali Berishës, i cili sipas Gjokës, ka përgjegjësi për humbjen, së bashku me degën e PD në Lezhë.

“Jap dorëheqjen e parevokueshme për shkak të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga shteti dhe Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje. Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD Lezhë.”, u shpreh Gjoka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x