10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Vijon “rrokullisja” e Euros, bie poshtë vlerës së 113 lekëve për herë të parë në histori

Euro ka pësuar një tjetër rënie shumë të fortë në kursin e këmbimit me lekun ditën e mërkurë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.

Sipas agjentëve të tregut, këtë javë vërehet një rritje e mëtejshme e ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit te festive. Kjo është një tendencë pak a shumë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e turizmit hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit.

Por, këtë vit efekti sezonal po pason një periudhë kur pozitat e Euros ishin qysh më parë mjaft të dobëta, për shkak të ofertës së lartë në vijimësi, por edhe për shkak të frenimit të fortë kërkesës nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, duke filluar nga pjesa e fundit e muajit nëntor.

Artikujt më të kërkuar

5
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x