Java që po lemë pas ka pasur numër të madh udhëtarësh dhe automjetesh që janë futur, por edhe që kanë dalë nga vendi ynë përmes pikave të kalimit kufitar të juglindjes.
Teksa jemi në ditët e fundit të vitit, situata vijon të jetë e njëjtë, kryesisht në Kapshticë, por nuk raportohen radhë dhe pritje të qytetarëve në të dyja anët e kufirit.
Vijon fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për të kaluar natën e ndërrimit të viteve pranë familjarëve të tyre, përmes pikës së kalimi kufitar të Kapshticës.
Burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 7100 shtetas shqiptarë e të huaj.
Burime pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës bëjnë me dije se po punohet me kapacitet të plotë, për të eleminuar radhët e gjata që mund të krijohen nga fluksi i shtuar i lëvizjeve qoftë nga kthimi i emigrantëve por qoftë edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë zgjedhur për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Sipas burimeve puna alternohet në varësi të hyrje-daljeve, në rast se ka fluks në dalje punohet me 4 sportele, po ashtu procedohet edhe kur fluski më i madh është në hyrje të kësaj pike kufitare.
Fluks lëvizjesh është vënë re edhe në Qafë-Thanë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3120 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë 2111 shtetas.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026