18.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Vijojnë kërkimet në Seman, polumbarët gjejnë pjesë të makinës: Të mbyllet diga…

Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e makinës dhe të riut që ka rënë mëngjesin e sotëm në lumin Seman.

Në ndihmë të grupit të polumbarëve, duke parë edhe kushtet e vështira për kërkim ka ardhur një varkë, e cila do përdoret për të ndihmuar grupin e polumbarëve për kërkimin e mjetit.

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit. Poshtë urës janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, çka përforcojnë dyshimet se mjeti ndodhet në lumë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x