7.5 C
Tirana
17 / 01 / 2026

VIDEO/ Të dua shumë Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim…

Gjatë takimit në Foltoren e Laprakës, pavarësisht se kanë munguar njerëzit normal, nuk kanë munguar ata që duan më shumë Sali Berishën se sa babanë e tyre.


Kështu është shprehur një militant, ndërsa ka marrë fjalën dhe i ka shprehur dashurinë e pakufi Berishës.


“Të dua shumë, Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim.” – i drejtohet ai liderit demokrat.

“Deri në fund të jetës sime unë do jem mblshtetësi jot. Shumë njerëz ma presin rrugën dhe më thonë: Akoma me atë ti?


Po, mor po, akoma me atë sepse ky është i vetmi njëri që mund t’i dalë përballë kësaj klike, këtyre kriminelëve që po i pinë gjakun shqiptarëve.


Nuk ia kam besën dhe besimin askujt më shumë se sa ti.


Të dua shumë, Sali Berisha. Të dua më shumë se babain tim.” – dëgjohet të thotë ai.


Ndërkohë që mungon entuziazmi i Foltores, me nja 200 si puna e këtij, e bën Revolucionin të triumfojë Berisha./TemA

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x