Dy muaj më parë, deputetja e PS Elisa Spiropali teksa i drejtohej koleges së saj demokrate Grida Duma me shprehjen “nuk ka make-up që t’i mbulon këto…”, nuk e dinte se po parashikonte largimin e bujshëm të Dumës nga skena politike.
Megjithëse shumë prej kampit opozitar shpresonin te ajo, duke vlerësuar elokuencën e saj, formimin si pedagoge, stilin e komunikimit, duket se Grida ka preferuar gazetarinë, duke u zhvendosur direkt në një prej ekraneve kombëtarë, në një prej emisioneve më të ndjekura politike të mbrëmjes, meritë e moderatorit e gazetarit të njohur Sokol Balla.
Duke shfrytëzuar emrin e Ballës si autor i “Top Story”, Duma nisi të martën mbrëma rrugëtimin e saj tashmë si gazetare.