Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur në një zjarr të madh që shpërtheu në një gradaçelë në veri të Hong Kongut sot, sipas BBC.
Ndërkohë BBC raporton se të paktën 13 persona ndodhen akoma të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për nxjerrjen e tyre nga gradaçela.
Tym i zi i dendur doli nga ndërtesat ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët. Disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa një burrë pësoi djegie të rënda, sipas transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë.
https://twitter.com/i/broadcasts/1vOxwdNOkVmKB
Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një telefonatë në orën për një zjarr në kompleksin Wang Fuk Court, ndërsa në pak kohë më vonë incidenti u cilësua si një alarm i nivelit 4.
Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente. Rreth kullës ku shpërtheu zjarri janë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje.
- VIDEO/ Përfshihet nga flakën gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 13 persona, plagosen 28 të tjerë - 26/11/2025
- “Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”, Berisha tregon bisedën me Dritan Priftin: I thashë, sa të dalë nga zyra ime ta… - 26/11/2025
- “Hajde mendje hajde”/ Manastirliu debat me Boçin: Nuk ju lejoj të flisni me këtë gjuhë. Deputeti i PD: Më dënoni për sjellje të keqe - 26/11/2025