11.5 C
Tirana
22 / 04 / 2024

VIDEO/ Ngjarja e rëndë: Elefanti plagos turisten ruse në park, e përplasi me forcë në tokë! Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Momente tmerri janë regjistruar në një park të njohur në Indi, kur një elefant i rezortit kapi me noçkën e tij një turiste ruse dhe e rrotulloi në ajër, përpara se ta lëshonte përtokë duke e plagosur.

Pamjet u regjistruan nga kamerat e sigurisë në parkun ‘Amer Fort’ në qytetin Jaipur, ku elefanti kapi gruan dhe e rrotullloi ashpërsisht. Sipas mediave të Indisë turistja ruse ka thyer këmbën.

Njëkohësisht në pamje tregohet edhe një tjetër person u godit dhe më pas u përplas në muret e kopshtit, teksa dy persona të tjerë që përpiqeshin të ndihmonin po ashtu u plagosën.

I njëjti elefant që përdorej për shëtitjet e turistëve raportohet se ka plagosur një punonjës dyqani në tetor 2022.

Megjithëse elefantët rrallëherë reagojnë ndaj njerëzve, organizatave jofitimprurëse thonë se ata mund të bëhen agresivë dhe të vrasin njerëz kur ndjehen të kërcënuar apo keqtrajtuar. Mijëra të tillë përdoren për qëllime zbavitjeje turistike në vendet e Azisë.

Grupi i mbrojtjes së kafshëve PETA bën thirrje që tashmë që elefanti i quajtur Gouri të largohet nga parku turistik prej “traumës së zgjatur të skllavërimit”.

Ata thonë se kjo sjellje është tipike e kafshëve dhe nxisin turistët të qëndrojnë larg metodave shfrytëzuese të vendasve. Elefantët janë kafshë herbivore dhe vetëm në Indi rreth 400 vdesin çdo vit, sipas organizatave jofitimprurëse.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x