15.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

VIDEO, Nga fusha dhuna transferohet në tribuna, grushta ndaj familjarëve të futbollistit në Kategorinë e Parë

Lushnja dhe Luzi barazuan 2-2 këtë të shtunë në “Roza Haxhiu”, me ndeshjen që vlente për javën e nëntë të Kategorisë së Parë. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë, me minutën e 40 që solli edhe përplasjen e tifozëve në tribuna, aqsa ndeshja u ndërpre. Mësohet se tifozët vendas janë konfliktuar me familjarët e futbollistit të Luzit, Juxhino Zeqiraj.

Ky i fundit ka kërkuar të zëvendësohet nga trajneri, gjë që edhe ka ndodhur në pjesën e dytë. Lojtari më pas ka shkuar pranë familjarëve. Të tronditur nga skenat e dhunës, miqtë u barazuan 2-2 në pjesën e dytë, me dopietën e Cankës nga 11 metra.

Skenat e dhunës në futbollin shqiptar rikthehen sërish, këtë herë në tribunë. Kujtojmë se një javë më parë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Elbasanit u dhunua arbitri kryesor i sfidës nga tifozët.

https://zebra.cdnja.co/v/k5/K51Lq.mp4?token=66pGJuvul4AJcSrLztkk7A&expires=1667680077

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x