9.5 C
Tirana
25 / 10 / 2025

Video/ Milani hedh hapin e gabuar në garën për titull, kuqezinjtë barazojnë në fund kundër skuadrës që nuk ka asnjë fitore

Milani ka hedhur një hap të gabuar në garën për titullin në Serie A, me kuqezinjtë që barazuan 2-2 kundër Pisës.

Sfida e luajtur në “San Siro” u duk e lehtë për të besuarit e Allegrit, të cilët kaluan në avantazh pas 7 minutash lojë me Leaon.

Gjithsesi gjërat filluan të bëheshin të vështira, kur në pjesën e dytë, Cuadradoi riktheu baraspeshën me anë të një penalltie në minutën e 60’.

Gjërat u bënë akoma dhe më keq kur Nzola shtangu kuqezinjtë duke përmbysur rezultatin në minutën e 86’.

Athekeme barazoi rezultatin në të 93’, duke siguruar të paktën një pikë për ekipin e Allegrit.

Kështu Milani vijon të jetë në vendin e parë me 17 pikë, dy më shumë se Interi, Napoli e Roma, por me një ndeshje më shumë.

REZULTATI:

MILAN 2-2 PISA

Leao 7’, Athekeme 90+3’ / Cuadrado (P) 60’, Nzola 86’

Goli i Leaos (Video)

Goli i Cuadrados (Video)

Goli i Nzolës (Video)

Goli i Athekeme (Video)

RENDITJA:

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x