Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë vijojnë replikat me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.
Me deklaratat e tyre, që janë bërë edhe virale në rrjet, Rama dhe Basha kanë ironizuar dhe akuzuar njëri-tjetrin.
Sot, Basha reagoi pas komentit të kryesocialistit, që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”.
“Ti i ke veshur shokët me këmishë burgu Rame”, tha Basha, teksa në sfond dëgjohet kënga e Unikatilit, që ai e përdor si ‘diss’ ndaj Ramës.
“Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë, po çfarë këmishe, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rame, këmish vija vija shokëve. 7×7, 313”, tha Basha.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026