17.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

VIDEO / Kostana Morava shkon sërish në TCH dhe grindet me moderatorët: Pushoni! Kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik

Intervista që spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bëri ditë më parë në studion e emisionit “S’e Luan Topi”, lidhur me ngacmimet seksuale në punë, është bërë dhe shkak i debateve të njëpasnjëshme mes saj dhe moderatores së këtij emisioni, Erjona Rusit.

Pasi Morava e quajti këtë të fundit “prostitutë mediatike”, pasi abuzoi me intervistën e saj, Erjona ditën e djeshme nga studio e “Wake Up” i ktheu përgjigje gazetares duke i thënë se në asnjë moment intervista e saj nuk është tjetërsuar apo keqtrajtuar.

Pas Erjonës, ditën e sotme e ka pasur “radhën” të ulet në studion e “Wake Up” vetë Kostana Morava e cila iu drejtua moderatorëve me fjalët “trup të keni që nuk më ftuat që dje”.

Gazetarja u shpreh se ajo u fut në kurth nga emisioni “S’e Luan Topi”, pasi nuk e kishin vënë në dijeni paraprakisht që do e pyesnin për ngacmimet seksuale në punë. Kjo intervistë e Kostanës u shoqërua me tensione të forta mes saj dhe moderatores, Enxhi Nasufit, të cilës në mënyrë vulgare i kërkoi disa herë që të pushonte dhe nuk i kthente përgjigje pyetjeve të saj.

“Pushto të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më, për ty kam ardhur, gocat si njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundësi apo të çohem të ik. Se skam ardhur të them çfarë do Enxhi të them po kam ardhur të them ca dua të them e do ik”, këto janë dhe disa nga fjalët që spikerja e lajmeve Kostana Morava ka thënë mëngjesin e kësaj të enjte në studion e Wake Up.

“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju por Erjona Rusi është fenomen tanimë e çdo tjetërsim të bëhet do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutë. Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomen, nuk është Erjona Rusi”, ka thënë e revoltuar Kostana ndër të tjera.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x