6.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

VIDEO / Ish-prokurori i “21 Janarit”: Ina Rama shiti një kat të tërë. Pse SPAK gjen kohë për Veliajn, por jo për atë?!

Ish-prokurori i 21 janarit, Ervin Karanxha, gjatë një interviste televizive prek çështjen e blerjes së shtëpisë së Ina Ramës dhe bën pyetjen: A ka një lidhje me çështjen e 21 Janarit?

Ai ndalet te roli që duhet të ketë SPAK-u në hetim dhe përmend mungesën e transparencës që sipas tij pengon zbardhjen e plotë të së vërtetës.

A ka lidhje blerja e apartamentit të Ina Ramës me 21 janarin? Pse s’e pyet SPAK? Duhet parë, sepse na rezulton që e ka blerë pallatin që në fillim dhe ka bërë sikur e ka blerë më prapa. Ka marrë gjithë katin. Ky person që ja ka blerë, kush është ky?

Duhet t’i shohë SPAK-u këto, por SPAK-u s’ka kohë. A u mor me Erion Veliajn? Të merret edhe me këtë”, u shpreh ish-prokurori.

Më herët, Karanxha deklaron se Gjykata e Lartë ka thënë mbas 15 vitesh se kompetente për të hetuar ngjarjen e “21 Janarit” ka qenë prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Ai tha se Ina Rama nuk ka bërë detyrën atëherë dhe sot është promovuar. Sipas tij, personi që ka shkatërruar “21 Janarin” sot është promovuar dhe është tek organi qendror i vetingut që ka hequr të tjerët.

Shihni videon e plotë:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x