Ka nisur sot në Gjykatën Themelore procesi gjyqësor për vrasjen e bujshme të 30-vjeçares, Liridona Ademaj.
Familja e Liridonës tha se beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”.
Gati dy javë më parë, Prokuroria njoftoi ngritjen zyrtare të aktazakuzës ndaj katër personave për vrasjen e Ademaj, 29 nëntorin e vitit 2023 në kryeqytetin Kosovar.
Ngjarja, e raportuar fillimisht si grabitje ngjalli shumë dyshime dhe reagime të mëdha nga ana e publikut. Dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Ky i fundit shfaqet duke u futur në gjykatë tepër i qetë dhe pa asnjë shprehi në fytyrë, duke u shoqëruar nën masa të forta sigurie.
Prokuroria akuzoi Murselin për veprën penale “vrasje në bashkëkryerje”, Granit Plavën për veprën “vrasje” dhe Kushtrim Kokallën për veprën “marrëveshja për të kryer vrasjen”.
Identiteti i të akuzurait të katërt nuk u bë i ditur nën arsyetimin se “nuk është etike meqë nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje”.
- Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri - 12/11/2025
- Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Burgjeve për t’u takuar me monitouesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE: Siguroni kushtet - 12/11/2025
- Dita e tretë e dëshmisë së ish të dërguarit të posaçëm amerikan në Kosovë: Thaçin e kam takuar më 1998. S’e dinim kush i publikonte komunikatat e UÇK-së - 12/11/2025