Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhaj dhe pesë persona të tjerë. Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase shihet momenti kur Hoxhaj do futet në sallën e gjykimit dhe menjëherë sa sheh kamerat ai tenton të fshihet.
Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Kobra” mëngjesin e ditës së djeshme vrau 31-vjeçarin Visart Cengu si dhe plagosi mikun e tij, Rufgen Shehu.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ku Hoxhaj, pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, qëlloi me armë zjarri drejt automjetin me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.
Viktima Visart Cengu, së bashku me të plagosurin, Rufgen Shehu dhe shokun e tyre Arben Basha u konfliktuan fizikisht me Dibran Hoxhën.
- Reflektimet e së dielës: Për çfarë protestojmë dhe çfarë duam të ndryshojmë? - 26/10/2026
- Shakohoxha: Nuk e di pse s’pranohet ky dialog tani, por lufta me studentët është gjithmonë e humbur/ Nga diskutimi me Ramiz Alinë te refuzimi ndaj Ramës - 26/10/2026
- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin - 26/10/2026