14.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

VIDEO/Ekipi i Polonisë niset drejt Kupës së Botës në Katar, shoqërohet nga avionët luftarakë mes tensioneve ushtarake me Rusinë

Ekipi kombëtar që fluturoi për në Katar për Kupën e Botës 2022 u shoqërua nga avionët luftarakë F-16 ditën e djeshme, pas sulmit me raketa që ndodhi disa ditë më parë pranë kufirit me Ukrainën.

Në shenjë se Polonia nuk po rrezikon pas sulmit vdekjeprurës, pamjet e publikuara nga vendi të enjten treguan një aeroplan që mbante ekipin e tyre kombëtar të futbollit duke u shoqëruar nga dy avionë luftarakë F-16.

Llogari zyrtare e kombëtares polake të futbollit bëri me dije se u shoqërua nga dy avionët luftarakë F-16 në kufirin jugor të Polonisë, në rrugën e tyre drejt Kupës së Botës në Katar, eveniment që nis brenda pak ditësh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x