Sali Berisha në një prononcim për media, pasi doli nga seanca në Kuvend, është pyetur lidhur me deklarata e Gazment Bardhit, i cili vite më parë e akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën.
Berisha ka dhënë një përgjigje epike, tipike për karakterin dhe personalitetin e tij politik, duke u shprehur se deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë.
“Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë”, tha ai.
Përgjigjja e Berishës erdhi në një kohë që u pyet për akuzat e dikurshme të Bardhit për lidhjen e Berishës dhe njerëzve të tij me bandën e Suel Çelës në Elbasan.
Në atë kohë Bardhi akuzoi Flamur Nokën dhe njerëzit e Foltores, të cilët po bashkëpunonin gjatë organizimit të Foltores me Suel Çelën, i cili po u bënte presion demokratëve për të firmosur për Berishën.
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026
- Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë - 05/08/2026
- Dy shqiptarë të RMV, non grata/ Leka: Kush shan Shqipërinë, nuk duhet lejuar në vend. Qarqe të huaja duan destabilitet - 05/08/2026