Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 13-të.
Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga duelet e këtij raundi, me skuadrat pretendente që bënë detyrën. Kështu, Bayern Munich fitoi 2-3 në transfertë me Hertha Berlin, Dortmund mundi në shtëpi 3-0 Bochum, Frankfurt fitoi 1-2 me Augsburg, teksa fitore morën edhe Hoffenheim dhe Wolfsburg.
Në Olympiastadion, Bayern fitoi 2-3 me Hertha Berlin. Të pestë golat e ndeshjes u shënuan në 45 minutat e para, me skuadrën e Nagelsmann që përkohësisht merr kreun e Bundesligës në pritje të Union Berlin që ka një duel më pak. Për Herthën shënuan Lukebakio dhe Selke, teksa Musiala dhe dopieta e Choupo-Moting dërgojnë bavarezët në krye të Bundesligës me 28 pikë, dy më shumë se Union Berlin që ka një ndeshje për të zhvilluar. Hertha me 11 pikë mban vendin e 14-të.
Në “Iduna Parku”, Dortmund fitoi 3-0 me Bochum. Golat për skuadrën e Terzic u shënuan nga Reyne dhe Moukoko me dopietë. Në të tetën minutë 17 vjeçari Moukoko hapi ndeshjen, teksa në të 12 Reyna shënoi të dytin. Në shtesën e dytë të pjesës së parë Moukoko dërgoi në “kasafortë” tri pikët me golin e tretë. Me këtë fitore, Dortmund mban vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa me shtatë pikë Bochum qëndron në fundin e renditjes.
Rezultatet:
Augsburg 1-2 Frankfurt (M. Berisha 1 / Rode 13′, Knauff 64′)
Dortmund 3-0 Bochum (Moukoko 8′, 45+2′, Reyna 12′)
Hertha Berlin 2-3 Bayern Munich (Lukebakio 40′, Selke 45′ / Musiala 12′, Choupo-Moting 37′, 38′)
Hoffenheim 1-2 RB Leipzig (Rutter 50′ / Nkunku 17′, 57′)
Mainz 0-3 Wolfsburg (Uimmer 33′, Arnold 70′, Baku 84′)
Renditja:
