Bashkia Korçë është duke ndërhyrë tek ura në rrugën e fshatit Drenovë. Prej vitesh pamakët e betonit në të dy anët e urës ishin amortizuar, mungesa e të cilëve ishte kthyer në një burim aksidentesh për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Aktualisht punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike janë duke vendosur parmakët anësorë në të dy anët e rrugës, duke bërë të mundur rritjen e sigurisë në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar për të gjithë banorët e fshatit Drenovë dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë.
Për drejtuesit e mjeteve kjo ndërhyrje ishte mjaft e domosdoshme, pasi prej vitesh mungesa e parmakëve ishte kthyer në një problematikë.
Më herët bashkia ka ndërhyrë për sistemimin e një segmenti të rrugës Korçë-Drenovë. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike bënë pastrimin e barishteve, shkurreve dhe inerteve në të dy krahët e rrugës, duke bërë të mundur kështu zgjerimin e saj.
Gjithashtu është planifikuar të bëhet dhe ndërtimin e një trotuari tek muri rrethues i varrezave të qytetit, shumë i domosdoshëm ky për këmbësorët, punime të cilat do të nisin së shpejti.