9.5 C
Tirana
04 / 11 / 2024

Vendimi për mbylljen e kolegjit turk/ Rama: S’ka asgjë përveç zbatimit të ligjit, u shit godina dhe u hap aktiviteti diku tjetër

Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” me vendim të qeverisë, ka ngritur polemika dhe komente të shumta si politike ashtu edhe të personave të prekur nga nga ky vendim.

Pas gjithë komenteve ka reaguar kryeministri Rama me anë të një postimi në “Twitter”, ku shpjegon se publiku është bombarduar me lajme të rreme e me teori konspiracioni. Kryeministri u shpreh se nuk ka asnjë gjë tjetër në këtë ngjarje përveç zbatimit të ligjit, pasi u shit godina dhe u hap aktiviteti diku tjetër.

Rama akuzoi përfaqësuesit e kolegjit se po fshehin fajin karshi ligjit duke përdorur fëmijët e prindërit dhe sipas tij kjo tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë. Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës. Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.”

/tch

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x