28.5 C
Tirana
25 / 05 / 2026

Veliaj: Piramida, projekti im i preferuar! Është simbol i hapjes dhe i transformimit

Piramida e Tiranës është projekti i preferuar i kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, Veliaj u shpreh se projekti tek Piramida nuk është glorifikim i së kaluarës.

“Më pyete qëparë kush është projekti i preferuar dhe në fakt është e vetmja përgjigje që unë e kam ndërruar çdo vit. Një herë ka qenë pazari, një herë liqeni. Këtë vit patjetër them Piramida sepse nuk është glorifikim i të kaluarës. A kam unë nostalgji? Patjetër dhe unë kam nostalgji edhe unë kam rrëshkitur tek ato shkallë. Kam parë filmat e parë. Kam qenë tek “Mumja”,kam qenë tek disko e parë. Si fëmijë vinim pas ’88. Pavarësisht kujtimeve sot kjo konsiderohet si copa e pronës më e çmuar në Tiranë. Është mes Kryeministrisë, hotel “Dajtit” dhe në kryqëzimin kryesor të Tiranës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Piramida do të jetë shkolla më e madhe teknologjike për të mësuar zanate të së ardhmes. Sipas tij, projekti i ri është simbol i hapjes.

“Ritransformimi jo vetëm në estetikë, por edhe në funksion, besoj se bën diferencën këtu. Në qoftë se Piramida e vjetër ishte simbol i izolimit dhe i mbylljes sot Piramida është simbol i hapjes dhe i transformimit të aftësive të të rinjve tanë në punët e të ardhmes. Do të jetë shkolla më e madhe teknologjike për të mësuar kodim për të mësuar zanate të së ardhmes. Shkollë publike, nëse duhet të përdor një krahasim me kohën e shkuar biçim “pallati i pionerëve” për kompjutera”, tha Veliaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x