23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Veliaj ironizon opozitën: Këta që klithin për largime, vetë jetojnë si pasha në Gjirin e Lalzit!

Veliaj ironizon opozitën: “Këta që jetojnë në Lalz, kanë marrë kaq shumë nga Shqipëria sa fëmijët i shkollojnë jashtë dhe bëjnë operacione plastike”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar sot edhe akuzat e opozitës për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Duke folur për Fax Neës, ai theksoi se opozita që klith sot për ikjen e të rinjve, vetë jetojnë në vila te Gjiri i Lalzit. Veliaj nënvizoi se Shqipëria është i vetmi vend ku opozita jeton më mirë dhe për këtë mjafton të shihet stili i jetës së drejtuesve të opozitës.

“Kur dëgjoj opozitën që klith për largime, them: Si nuk ikën nga Shqipëria asnjë nga opozita? E keni vënë re Ilir Metën dhe gjithë grupin e Lalzit të largohen nga Lalzi dhe të thonë “nuk jetohet këtu; Lalzi është bërë tmerr?” E keni vënë re Lulzim Bashën të largohet nga Long Hill dhe të thotë Shqipëria është një tmerr, unë do iki? E keni vënë re Sali Berishën të thotë ‘unë këtu në breg të detit nuk jetoj dot?’ Pra, për opozitën ky vend është shumë i jetueshëm. Në Gjirin e Lalzit nuk ikën njeri nga Shqipëria, kështu që këta që inkurajojnë ikjet dhe klithin duhet të thonë: Dakord, qeveria ka përgjegjësi, se sigurisht ne duhet të punojmë përditë që vendi të jetë më i jetueshëm, pagat më të larta – po indeksohen rrogat minimale, Tirana është bërë një super kantier në teknologjinë digjitale – patjetër, ne duhet të bëjmë detyrat tona, por pyetja që kam unë është: Po këta që drejtonin Hasin, Tropojën, Kukësin dhe në 2019 thanë hajt shëndet, se për hir të partisë ne nuk do shkojmë në zgjedhje? Këta që vetë jetojnë në Lalz, nuk ikin nga Shqipëria se Shqipëria u sjell kaq shumë të mira, që t’i kenë fëmijët jashtë, të bëjnë operacione plastike – nuk i shoh këta të ikin nga Shqipëria. Po të ishte e padurueshme Shqipëria, do kishte ikur Monika dhe Iliri, do ikte edhe Saliu me Shkëlzenin, do ikte edhe Luli me vilat e tij. Po këta nuk ikin nga Shqipëria. Pra, qartazi, për opozitën Shqipëria është një super vend, ky është një vend ideal për të qenë në opozitë se jeton si pasha”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x