Autoritetet polake kanë konfirmuar se 24-vjeçari Michal Oksinski, autori i masakrës që tronditi Krakovin ku mbetën të vrarë nëntë persona – përfshirë prindërit dhe motrën e tij, si dhe gjashtë qytetarë të tjerë të moshës 32 deri në 61 vjeç – ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas neutralizimit nga forcat e policisë.
Ndërkohë, janë bërë publike pamjet e përballjes së armatosur, ku dy efektivë policie ndërhyjnë pasi makina e autorit përfshihet në një aksident. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, të dy efektivët mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej tyre, i cili pësoi dëmtime të rënda, po lufton për jetën në spital pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Prokuroria e Krakovit po e trajton ngjarjen si një akt me sfond terrorist. Gjatë kontrolleve në banesën e autorit, autoritetet sekuestruan 11 armë zjarri dhe një sasi të madhe municionesh. Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński, deklaroi se 24-vjeçari, i cili nuk kishte precedentë penalë, shfaqte pikëpamje ultranacionaliste dhe prirje të ekstremit të djathtë, ndërsa hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.
- Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë? - 09/11/2026
- Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë - 09/11/2026
- Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun - 09/11/2026