Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bërë kritika në adresë të Greqisë që ka bllokuar në Bruksel hapjen e kapitujve për Shqipërinë në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit.
Nga Tirana ku u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi tha se fqinjësia e mirë mes shteteve është e rëndësishme, por theksoi se nuk mundet të krijohen marrëdhënie të mira duke bllokuar shtetin fqinj, një kritike kjo direkte për Greqinë.
“Hapat tuaja e kanë treguar se çfarë keni arritur. Nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për këto arritje të Shqipërisë. Ne jemi të dakordësuar në Bruksel për faktin që Shqipëria është gati për të hapur negociatat për grupkapitullin e parë. Sado teknik që është si proces dhe është thjesht hapi i radhës, nuk e kuptoj dot pse nuk e marrim dot ne këtë vendim. Edhe pse e kuptoj rëndësinë e fqinjësisë së mirë por nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon tjetrin të ecë përpara”, u shpreh Varhelyi.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026