9.5 C
Tirana
19 / 04 / 2025

“Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura

Nga takimi në Rubik kryeministri Edi Rama tha se ish-Uzina e Bakrit do të kthehet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake.

“Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare

Synojmë të rrisim pagat çdo vit, kjo ka sjelle një rritje të interest për tu bërë pjesë e Forcat Armatosura. Kemi investuar në disa gjëra bazike por filozofia jonë tani është investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar

Dronë inteligjentë, fjala e fundit e shkencës dhe janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Tjetra që është shumë e rëndësishme, këto qendra te industrisë ushtarake do jenë të ndara sipas kapaciteteve dhe profileve”-u shpreh Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x