Transmetuesi arab Al Jazeera thotë se të paktën 12 njerëz vdiqën dje në një bombardim izraelit të një ndërtese banimi në Zawaida, në qendër të Rripit të Gazës.
Teksa agresioni vijon dhe në radhët e civilëve ka viktima, kryeministri Netanyahu tha se kishte refuzuar armëpushimin.
“Si kryeministër, unë refuzova presionin ndërkombëtar për të ndaluar luftimet në Rripin e Gazës”. tha kryeministri izraelit në një konferencë për shtyp në Tel Aviv. “Unë vlerësoj mbështetjen amerikane, e cila është demonstruar në miratimin e dhënë nga administrata Biden për furnizime të mëtejshme me armë për IDF-në (Forcat e Sigurisë izraelite, red.)”, shtoi ai.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)